Xhaka: Jam gati për sezonin e ri
Pas pesë muajve rikthehet në fushë, dhe atë si kapiten për Baselin. Taulant Xhaka pas pesë muajve është rikthyer në fushën e gjelbër në Kupën e Zvicrës.
Ai ishte kapiten në këtë ndeshje, derisa shprehet i gatshëm për sezonin e ri, pas lëndimit që kishte, shkruan albinfo.ch.
“Nuk ishte e lehtë të jesh kaq gjatë larg fushave të blerta, megjithatë, ndihem shumë mirë. Falënderoj trajnerin për besimin që më ka dhënë”, ka thënë Xhaka për televizionin e Baselit.
Baseli po kërkon titullin, pasi sezonin e kaluar kampion u shpall Young Boys. “Jam gati për sezonin e ri dhe më vjen mirë që skuadra fitoi. Kam ende nevojë për punë që të arrij formën time më të mirë”, u shpreh Xhaka.
Ai pritet të ndihmojë Kombëtaren shqiptare të futbollit në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Izraelin dhe Skocinë.
Shqipëria po përballet me shumë mungesa dhe lojtarë që nuk janë titullarë në skuadrat e tyre.
http://www.albinfo.ch/xhaka-jam-gati-per-sezonin-e-ri/


