RCCOLA

Xhaka ishte afër huazimit te Stoke City më 2014

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mesfushori kosovar Granit Xhaka ishte pranë huazimit te Stoke City, para se t’i bashkohej Arsenalit.Max Eberl, drejtori sportiv i ish-skuadrës së Xhakës, Borussia Moenchengladbach, ka treguar se si Xhaka kishte vendosur për t’u huazuar te Stoke City pas një fillimi jo të mirë të karrierës në Bundesligë.

Xhaka e kishte pasur të vështirë të adaptohej me shpejtësinë dhe fuqinë e Bundesligës gjatë 18 muajve të parë të Moenchengladbachu.Dhe ai kishte qenë pranë të largohet në vitin 2014 gjatë afatit kalimtar të dimrit, duke u pajtuar të huazohej te Stoke City.Mirëpo, Eberl ka treguar se e bindi Xhakën të mos kalonte te Stoke i Mark Hughesit, duke i thënë se nëse i bashkohet kësaj skuadre, atëherë kurrë nuk do të mund të siguronte transferim në një klub të madh. Xhaka vendosi të qëndronte në Gjermani dhe më pas shijoi dy vite e gjysmë mjaft produktive te Moenchengladbachu. Në verën e vitit 2016, ai u transferua tek Arsenali për 45 milonë euro.

Mobi Casa

Xhaka 26-vjeçar tash është kapiten i Arsenalit të Unai Emeryt dhe po ashtu është kapiten te përfaqësuesja e Zvicrës.Eberl beson se refuzimi i Stoke Cityt ishte lëvizja më e mirë në karrierë që ka bërë ndonjëherë Xhaka.“Karriera e Granitit në 18 muajt e parë te Gladbachu nuk shkoi aq mirë. Ai ishte pranë huazimit te Stoke City. Por unë i thashë ‘Nëse shkon te Stoke tash, atëherë kurrë nuk do të përfundosh në një klub të madh, ndonëse ke aftësi ta bësh këtë’”, ka thënë Eberl për “Rheinische Post” të premten.

Xhaka është në stinorin e tij të katërt tek Arsenali, ndërsa ka shënuar 11 gola në 135 paraqitje.Ai ka fituar Kupën FA të Anglisë në vitin 2017 me Aresene Wengerin, ndërsa stinorin e kaluar arriti deri në finale të Ligës së Evropës, ku u ndal nga Chelsea.