Xhaka i zhgënjyer

Mesfushori kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës dhe skuadrës gjermane,Borussia Moenchegladbach, Granit Xhaka është rikthyer këtë vit në formacionin bazë tek ekipi gjerman, dhe po tregohet lider në fushë. Ish-anëtari i Baselit, ka folur për ndeshjen e fundit ku me skuadrën e tij barazuan në udhëtim tek Koln pa gola.
Në një prononcim për mediat gjermane, Graniti u shpreh i zhgënjyer me mos marrjen e tre pikëve nga udhëtimi në Koln. “Ne patëm më shumë posedim dhe mendoj se ishim më të mirë, por nuk fituam”, u shpreh Xhak. Tutje mesfushori 22-vjeçar deklaroi se e rëndësishme ishte që nuk pësuan humbje në një ndeshje të rëndësishme siç ishte ajo me Kolnin në udhëtim.
“Gjithsesi, ne nuk pësuam humbje dhe kjo është gjithmonë e rëndësishme në një derbi si ky. Në fakt, ne jemi të pamposhtur në tri garat gjerë tani këtë stinor dhe kjo është një gjë pozitive”, deklaroi Xhaka. Në katër ndeshjet e para në elitën e futbollit gjerman, skuadra e Granitit, ndodhet në pozitën e shtatë me gjashtë pikë të tubuara nga katër ndeshje, ku kanë marrë një fitore dhe kanë barazuar në tri takime tjera. Në ndeshjen e radhës, Borussia Moenchegladbach do të jetë nikoqire e Hamburgut të Valon Behramit.