Fundamenti

Xhaka, i treti për pasime në Premier Ligë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, është i pari në këtë skuadër për pasime deri tash.

Futbollisti shqiptar që ka luajtur në të gjitha ndeshjet e deritashme, ka kompletuar 2168 pasime, sipas statistikave të ofruara nga Premier Liga.

Ai është i treti në listën e përgjithshme të të gjithë lojtarëve në Premier Ligë këtë sezon, pas Nicolas Otamendit dhe Fernandinhos të Manchester Cityt që kanë kompletuar 2269, përkatësisht 2201 pasime, transmeton Albinfo.ch.

UBT

Xhaka është lojtari i dytë për më së shumti prekje të topit. Ai ka pasur 2547 prekje, vetëm 17 më pak se Otamendi që i prin listës.

Sa i përket ndërhyrjeve të palejuara, Xhaka është i katërti me 42, por ai ka marrë vetëm pesë kartonë të verdhë dhe asnjë të kuq, që tregon përmirësimin e tij në këtë aspekt.

http://www.albinfo.ch/xhaka-treti-per-pasime-ne-premier-lige/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.