UBT

Xhaka i pushton ballinat e gazetave britanike, pasi i shau tifozët e Arsenalit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Granit Xhaka i ka pushtuar ballinat e gazetave të sportit në Britani të Madhe, pas incidentit me tifozët e Arsenalit, të cilët i shau pasi e lëshuan nervat për shkak të fishkëllimave që iu bën në barazimin e së dielës 2:2 kundër Crystal Palace në Emirates.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, i cili është zgjedhur kapiten i Arsenalit me gjithë kritikat e shumta së fundmi, u nxor nga loja në minutën e 61-të nga trajneri Unai Emery, për t’i lënë vend Bukayo Sakas, pak pas golit të barazimit të vizitorëve, shkruan Gazeta Express.

Xhaka u përcoll jashtë fushës me fishkëllima të shumta të tifozëve të vet. Kjo bëri që ai ta humbë pusullën dhe ta heqë shiritin e kapitenit dhunshëm, para se ta lëshonin nervat plotësisht.

Ai reagoi ndaj tifozëve duke i sharë: “Ik pi***uni” dhe duke e hedhur fanellën në tokë rrugës drejt tunelit për në zhveshtore.

Sjellja e tij, si kapiten i sapoemëruar, ka ngjallur reagime të mëdha në Angli. Shumë ish-yje të Arsenalit dhe tifozë të klubit londinez kanë mbetur të habitur me Xhakën, të cilin e kritikuan ashpër për reagimin tërbues.

UBT

Ndërkohë, gazetat e sportit e kanë Xhakën në ballinat e së hënës.

Sun Sport shkruan: “Xhaka i shan tifozët e vet”.

Daily Tepegraph sport: “Xhaka mund ta humbë shiritin e kapitenit pas reagimit tërbues ndaj tifozëve të Arsenalit që e fishkëllyen”.

Mirror Sport: “Xhaka përballet me humbjen e shiritit pas zënkës me tifozët, pasi u zëvendësua”. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.