Xhaka i dhuron fanellën tifozëve shqiptar
Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, i cili aktivizohet te skuadra gjermane, Borussia Monchengladbach, bëri një gjest të mrekullueshëm teksa pa se disa tifozë në stadium mbanin flamurin kombëtar shqiptar.
Në ndeshjen e Europa League në stadiumin ‘Sanchez Pizjuan’ të zhvilluar ndërmjet Sevillas dhe Monchengladbach, të pranishëm ishin edhe disa tifozë shqiptar.
Pas ndeshjes Xhaka, shkoi te tifozët duke i takuar ata dhe dhuroi fanellën e tyre.


