Xhaka i dëshpëruar
Humbja e Borussia Moenchengladbach nga Schalke me rezultat 1:0, duket se e ka nervozuar tej mase mesfushorin kosovar Granit Xhaka. Ai ka thënë se me kësi rezultate nuk do të arrijnë të kap ndonjë pozitë e cila siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
“Në fushë nuk jemi duke bërë asgjë, ishim duke fjetur kur pësuar golin. Kjo nuk duhet të na ndodh dhe nuk duhet që të humbim ndeshje të tilla”, deklaroi Xhaka.
Humbja ndaj Schalkes, duket se e ka dëshpëruar tejet mesfushorin prishtinas, i cili ka kritikuar bashkëlojtarët e tij. “Deri në katër futbollist po qëndronin para një lojtari të kundërshtarit, ne kemi fjetur në këtë takim”, përfundoi Xhaka.


