FIDANISHTJA

Xhaka gjithnjë e më afër Romës, Arsenali gjen zëvëndësuesin e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Roma thuhet se po përgatit një ofertë të re për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën, por një marrëveshje duket më afër tani që “Topçinjtë” kanë njoftuar transferimin e Albert Sambi Lokonga.

Xhaka është objektivi kryesor i José Mourinhos për Giallorossi dhe Roma duket se është afër sigurimit të shërbimeve të mesfushorit zviceran, i cili po bën presion për t’u bashkuar me Giallorossi.

Sipas korrespodentit të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, gjigantët e Serie A tani po përgatisin një ofertë të re për 28-vjeçarin i cili tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Romën.

Hidromorava

Sipas Il Corriere dello Sport, Xhaka do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, 2.5 milionë euro në muaj me gjigandët e Serie A, por një marrëveshje përfundimtare me Arsenalin nuk është arritur ende.

Roma ka ofruar 15 milionë euro plus shtesa për të nënshkruar kapitenin e Zvicrës, por Arsenali dëshiron që gjigantët e Serie A të rrisin ofertën e tyre.

Sidoqoftë, Topçinjtë njoftuan nënshkrimin e Lokongas të hënën dhe 21-vjeçari pritet të zëvendësojë Xhakën në Londrën e Veriut, që do të thotë se marrëveshja midis Topçinjve dhe Romës mund të jetë afër finalizimit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.