ARKATANA

Xhaka flet për rolin e tij në fushë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Taulant Xhaka po luan si qendërmbrojtës në ndeshjet e fundit për skuadrën zvicerane, Basel

E Diel, 11 Nëntor 2018 – 14:26 albinfo.ch(KEYSTONE/Georgios Kefalas)
Baseli nuk ka shkëlqimin e dikurshëm, derisa të shtunën pësoi nga Thun me rezultat 4:2.

Në këto ndeshje titullar i padiskutueshëm është Taulant Xhaka, por me një rol të ri në fushë, si qendërmbrojtës, përcjell albinfo.ch.

“Më shumë më pëlqen të luaj në mesfushë. Është e qartë që të qenurit një mesfushor është pozicioni im i preferuar. Por, edhe mbrojtës qendre ka disa përparësi”, është shprehur futbollisti kuqezi.

United Hospital

Ai bën edhe krahasimin mes qendërmbrojtësit dhe mesfushorit. “Tani vrapoj më pak (qesh)! Jo, seriozisht. Është përsëri një pozicion në qendër. Si një mbrojtës qendre ke përparësinë se e shikon të gjithë fushën dhe mund ta kontrollosh atë. Ndërsa në mesfushë ke presion nga të gjitha krahët. Një humbje e topit në atë pozicion mund të sjellë një kundërsulm”, ka shtuar tutje futbollisti shqiptar.

Ai është ftuar për Shqipërinë për ndeshjen ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve dhe miqësoren me Uellsin.

Xhaka ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë për kuqezinjtë në humbjen 2:0 nga Izraeli, derisa në takimin në Elbasan kishte shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje, që ishte edhe goli i tij i parë me Shqipërinë.
https://www.albinfo.ch/xhaka-flet-per-rolin-e-tij-ne-fushe/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.