ARKATANA

Xhaka: Fitore e madhe, paraqitje madhështore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Granit Xhaka e ka përshkruar si madhështore paraqitjen e Arsenalit në fitoren 2:0 kundër West Hamit të mërkurën në Premierligë.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës luajti 90 minuta të plotë për t’i ndihmuar Arsenalit ta mposhtë rivalin londinez dhe ta kalojë në vendin e katërt në tabelë, raporton Gazeta Express.

Grabriele Martinelli e kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 48-të, para se Smith Rowe ta dyfishonte epërsinë dhe ta vuloste fitoren e skuadrës së Mikel Artetës në minutën e 87-të.

West Hami luajti me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të pjesës së dytë, pas përjashtimit nga fusha të Coufal me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të.

GRANDEMALL

Xhaka, i cili ka vuajtur nga një lëndim në gju këtë sezon, e quajti të madhe fitoren në Emirates.

“Fitore e madhe, paraqitje e madhe, përkrahje e madhe”, shkroi Xhaka në Instagram.

Xhaka i ka bërë vetëm tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ende është në kërkim të golit të parë sezonal.

Ai mungoi tetë ndeshje shkaku i lëndimit të ligamentit të gjurit dhe dy ndeshje të tjera ishte i pezulluar pas kartonit të kuq. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.