UBT

Xhaka festoi me fanellën Jashari, i del në mbrojtje presidenti i Federatës zvicerane

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i Federatës zvicerane, Dominique Blanc i ka dalë në mbrojtje Granit Xhakës për festën e tij me fanellën Jashari pas fitores speciale ndaj Serbisë në Botërorin e Katarit.

Futbollisti kosovar u kritikua pasi e mori fanellën e bashkëlojtarit të tij, Erdon Jashari, duke e lidhur festën me familjen legjendare Jashari, shkruan “Gazeta Express”.

Hidromorava

Por, kreu i futbollit zviceran i doli në mbrojtje kapitenit të kësaj Kombëtareje.

“Mbi të gjitha, duhet thënë se ajo që e bën apo nuk e bën kapiteni ynë është rritur në mënyrë enorme nëpër media. Është e vështirë ta kuptosh se çka ndodh në mendjen e lojtarëve tanë me prejardhje kosovare, prindërit e së cilëve kanë qenë viktima të luftës. Por, duhet t’i kuptojmë. Edhe para lojës me Serbinë kemi bërë gjithçka që të bëhej fjalë vetëm për futbollin, pasi kishte tension enorm. Granit Xhaka ka shpjeguar gjestin e tij të bërë pas lojës dhe do të ishte e panevojshme për të shtuar diçka”, ka thënë Blanc për magazinën zvicerane “Blick”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.