United Hospital

Xhaka: Është ëndërr të luaj në Ligën e Kampionëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Granit Xhaka thotë se ka realizuar ëndrrën e tij, pasi edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve me skuadrën Borussia Moenchengladbach.Kështu ka deklaruar për portalin “Rp-online.de” kosovari që aktivizohet për përfaqësuesen e Zvicër.

“Po, do të thotë se prej edicionit të ardhshëm do të luajmë të martave dhe mërkurave mbrëma. Kjo është një arritje e madhe për ekipin tonë, pasi gjithmonë kam ëndërruar të luajë me Gladbachun në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Xhaka 22-vjeçar, i cili këtë edicion ka regjistruar 28 ndeshje në Bundesligë dhe ka shënuar dy gola, transmeton Koha.net.

“Kemi zhvilluar një edicion të shkëlqyer. Është kënaqësi. Kush do ta kishte menduar para këtij edicioni që ne do të ishim në këtë situatë. Ëndrra ime po bëhet realitet, sepse unë jam i sigurt se ne do të jemi pjesë e kësaj gare kaq të madhe”, ka theksuar Xhaka.

FIDANISHTJA

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2019. Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të këtij edicioni në Bundesligë, Gladbachu zë vendin e tretë në tabelë me 63 pikë të grumbulluara.

“Do të ishte e gabuar nëse njerëzit në këtë qytet nuk do të ishin euforikë. Duhet t’i gëzohen të gjithë këtij suksesi ashtu si ne”, ka thënë Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.