Uji Dea

Xhaka e Shaqiri s`e përjashtojnë Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri e kanë pranuar se për momentin nuk po mendojnë për përfaqësuesen e Kosovës. Por, reprezentuesit e Zvicrës nuk e përjashtojnë mundësin që ta veshin fanellën e Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në FIFA.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqir nuk e kanë përjashtuar mundësin që në të ardhmen ta veshin fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Xhaka, i cili aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës, ndihet i lumtur që Kosovës iu lejuan zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Ndërsa, anëtari i Borussia Monchengladbachut shpreson që Kosovës sa më shpejt t’i lejohet edhe pjesëmarrja në kualifikimet për Kampionatin botëror dhe atë europian.

“Leja që Kosova të luaj ndeshje miqësore është hapi i parë. Për çdo shqiptar të Kosovës, është një ëndërr që ta ketë ekipin e vetë përfaqësues, por që për momentin nuk ka të drejt të marrë pjesë në kualifikimet për Botëror apo Evropian. Mirëpo, kjo nuk është shumë larg. Jam krenar që Kosova po shkon në atë rrugë”, ka thënë Xhaka për 20min.ch.

Uji Dea

“Unë jam rritur në Zvicër, por asnjëherë nuk i kam mohuar e as nuk do t’i harroj kurrë rrënjët e mia. Por, për të luajtur për Kosovën, nuk jam duke menduar për momentin. Kush e di se çka do të ndodh në të ardhmen? Ndoshta do të jetë një trajner i Kombëtares zvicerane që do të thotë: Granit, nuk kam nevojë më për ty”, theksoi Xhaka.

Ndërsa, edhe Xherdan Shaqiri ka thënë se do të mendoj për përfaqësuesen e Kosovës vetëm atëherë kur Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) të pranohet me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit.

“Derisa nuk ka asgjë konkrete, nuk kam pse të mendoj për këtë punë. Por, nëse FIFA e pranon Kosovën, unë duhet ta rivlerësoj situatën. Sidoqoftë, për këtë nevojiten vite”, ka deklaruar Shaqiri për uebfaqen zvicerane ‘solothurnerzeitung.ch’.

FIFA ditë më parë ia lejoi Përfaqësueses së Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.

Kurse, pranimi i FFK-së në FIFA do t’i mundësoj Kosovës të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionate Evropiane dhe Botërore.