Mobi Casa

Xhaka: Duhet të luajë 90 minuta i përqendruar

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Granit Xhaka është i vendosur t’i tregojë vlerat e tij në stinorin e ri me Borussia Monchengladbach.

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, shpreson të tregojë gjithë potencialin e tij te Borussia Monchengladbach në stinorin e ri.

Graniti theksoi se motoja e tij për stinorin e ri është që të koncentrohet për 90 minuta në fushë.

Uji Dea

“Unë e di se në të kaluarën nuk kam arritur që të fokusohem për 90 minuta. Motoja ime për stinorin e ri tani është që të luaj për 90 minuta dhe të qëndrojë i koncentruar”, u shpreh Xhaka.

“Deri tani po funksionin mirë, mirëpo unë ende duhet që ta arrijë skuadrën me përgatitje”, shtoi tutje mesfushori prishtinas, i cili ndihet mjaft në formë.