FIDANISHTJA

Xhaka dhe Sadiku në formacionin e javës në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ka përfunduar java e 20-të në elitën e futbollit zviceran ku ndeshja kryesore mes Grasshopperit dhe Baselit iu takoi mysafirëve me rezultat të thellë 4:0.Në këtë takim ishin të aktivizuar katër shqiptarë, Shani Tarashaj, Florian Kamberi dhe Mërgim Brahimi te vendasit, ndërsa Taulant Xhaka te mysafirët.

Taulant Xhaka ishte fantastik në këtë përballje, duke ndalur shumë aksione të vendasve dhe kjo ka bërë që ai të përfshihet në formacionin më të mirë të javës nga gazeta zvicerane ‘Blick’, transmeton Telegrafi.

Por jo vetëm Xhaka ishte në këtë formacion, pasi aty është përfshirë edhe sulmuesi Armando Sadiku i cili aktivizohet te Vaduz.

HW

Vaduz luajti baras 1:1 ndaj Young Boys, Sadiku nuk shënoi gol por tregoi një ndeshje të mirë dhe është përfshirë në formacionin e javës së 20-të.

Formacioni më i mirë: Yvon Mvogo (Young Boys), Leonardo Sanchez (Zurich), Marek Suchy (Basel), Michael Lang, Taulan Xhaka (Basel), Anto Grgic, Stjepan Kukuruzovic (Vaduz), Breel Embelo, Matias Delgado(Basel), Armando Sadiku (Vaduz) dhe Alexander Kerschakow (Zurich). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.