Xhaka dhe Mustafi mungojnë në ndeshjen e Arsenalit kundër klubit të Vojvodës

/ 2 minuta lexim

Arsenali do të udhëtojë për ndeshjen kundër Standard Liege, ku luan kosovari Mërgim Vojvoda, në kuadër të Ligës së Evropës, pa mesfushorin Granit Xhaka dhe qendërmbrojtësin Shkodran Mustafi.

Arsenali do të tentojë ta mbyllë kampanjën në fazën e grupeve të Ligës së Evropës me një fitore në ndeshjen kundër Standard Liege në Belgjikë, të enjten në orën 18:55, transmeton Gazeta Express.

Për këtë ndeshje, trajneri të përkohshëm të Topçinjve do t’u mungojnë dy lojtarët me origjinë shqiptare – qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Granit Xhaka. Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e klubit londinez.

Uji Dea

“Xhaka, pas goditjes në kokë gjatë ndeshjes kundër West Ham Unitedit, do të mundojë në ndeshjet kundër Standard Liege dhe Manchester Cityt dhe do të trajtohet sipas protokolleve për goditjet në kokë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

“Mustafi është i suspenduar. Ai do të mundojë kundër Standard Liege pasi që është ndëshkuar me tre kartonë të verdhë gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Evropës”.

Megjithatë, në fushën e lojës pritet të jetë mbrojtësi anësor kosovar Mërgim Vojvoda, i cili është zakonisht titullar për Standard Liege. /Gazeta Express/