FITORJA

Xhaka dëshiron t’i bashkohet Romës patjetër

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Granit Xhaka dëshiron t’i bashkohet Jose Mourinhos në Romë patjetër, saqë po i bën trysni klubit të vet, Arsenal, ta ulë çmimin e shitjes.

Blerja e mesfushorit nga Kosova, i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, është kërkesë e veçantë e Jose Mourinhos, i cili e mori drejtimin e klubit italian muajin e kaluar, raporton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, bisedimet mes Romës dhe Arsenalit për Xhakën janë duke shënuar përparim.

Klubi londinez ia hodhi poshtë ofertën e parë prej 15 milionë eurove Romës, por besohet se topçinjtë e kanë ulur dukshëm çmimin e kosovarit, nga 25 milionë euro në 17.5 milionë euro.

Fundamenti

Xhaka është duke luajtur rol të rëndësishëm në përparimin e bisedimeve, pasi po i bën trysni Arsenalit ta lejojë t’i bashkohet Mourinhos në Stadiumin Olimpik.

Xhaka është i lidhur me Arsenalin deri në verën e vitit 2023. Ai është pjesë e klubit londinez që nga viti 2016.

Arsenali i pati paguar plot 45 milionë euro për ta blerë Xhakën nga Borussia Monchengladbach. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.