Mobi Casa

Xhaka debuton me fitore në Gjermani, Leverkusen e Dortmund fitojnë në ndeshje të kupës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka e ka nisur aventurën e tij në Gjermani me ekipin e ri, Bayer Leverkusen.

Kosovari pati debutimin e tij të parë në ndeshjen e xhiros së parë të Kupës së Gjermanisë kundër skuadrës Teutonia Ottensen – të cilën e mposhtën me rezultat 0-8. Fitore në këtë rreth të kupës gjermane ka shënuar edhe Borussia Dortmund që mposhtën skuadrën e Schot Mainz.

Granit Xhaka ka pasur një fillim të mbarë me skuadrën e tij të re, Bayer Leverkusen, të cilët mposhtën në rrethin e parë të DFB Cup skuadrën Teutonia Ottensen.

Teutonia Ottensen – Bayer Leverkusen 0-8

United Hospital

Bayer Leverkusen nuk ka pasur vështirësi për ta mposhtur skuadrën e Ligës së Katër të Gjermanisë, të rajonit verior, Teutonia Ottensen.

Granit Xhaka, i cili u largua nga Arsenali për t’ju bashkuar Bayerit, ka bërë debutimin e tij për herë të parë me Leverkusen duke luajtur për 61 minuta lojë. Xhaka u zëvendësua nga Andrich. Tapsoda (16’), Boniface (42’), Wirtz (45+1’), Adli (59’), Frimpong (68’), Hlozek (75’, 90’) dhe Hofmann (81’) shënuan golat për Leverkusen për të kaluar kështu në rrethin tjetër të DFB Cup.

Schott Mainz – Borussia Dortmund 1-6

Fitore të thellë në kupë ka shënuar edhe Borussia Dortmund të cilët mposhtën Schott Mainz me rezultat 1-6. Schott Mainz është po ashtu skuadër e Ligës së Katër në Gjermani ku garon në rajonin jugperëndimor të shtetit gjerman. Haller (22’, 35’), Brandt (24’), Sabitzer (57’), Malen (80’) dhe Moukoko (85’) shënuan për Dortmund. Golin e vetëm për vendasit e shënoi Gans (34’). /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.