Eko Higjiena

Xhaka buzë kalimit në Interi, pasi Arsenalit i ofrohet Erikseni në shkëmbim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Interi ka shprehur gatishmëri t’ia ofrojë Arsenalit Christian Eriksenin në një marrëveshje shkëmbimi për Granit Xhakën, sipas mediave italiane.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, mund t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit, raporton Gazeta Express.

Eriksen ka hasur në vështirësi të mëdha për ta fituar besimin e trajnerit Antonio Conte që prej se iu bashkua Interit në janar nga Tottenhami për 20 milionë euro.

Fundamenti

Conte është i etur t’i shtojë opsionet në mesfushë dhe prioritet e ka N’Golo Kanten, por Chelsea ka refuzuar t’ia shesë zikaltërve fituesin e Kupës së Botës.

Sipas Corriere dello Sport, hierarkia e Interit po i mendon alternativat e Kantes dhe e ka Xhakën në listën e ngushtë për afatin kalimtar të janarit.

Interi madje ka dërguar ndërmjetësues të punojnë prapa skenave për ta parë interesimin e Arsenalit në Eriksenin, të cilin është i gatshëm t’ia ofrojë për Xhakën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.