UBT

Xhaka beson te kualifikimi: Grupi është i fortë, por mund t’ia dalim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Taulant Xhaka për herë të parë në jetën e tij do të jetë kundërshtar i vëllait të tij, Grantit, teksa më 11 qershor do të këndojnë përkatësisht himnin e Shqipërisë dhe atë të Zvicrës.

Por, pavarësisht këtij fakti, Taulant Xhaka është i bindur se në zemër ai dhe vëllai i tij do të ndihen njësoj shqiptarë.

“Graniti ka gjak shqiptari dhe unë jam i sigurt se ai do të këndojë brenda tij himin e Shqipërisë”, tha në konferencën për shtyp mesfushori energjik i kombëtares kuqezi.

Fundamenti

I bashkuar me skuadrën vetëm të enjten në mëngjes, Taulanti do t’i nënshtrohet një përgatitjeje speciale gjatë këtyre ditëve dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen me Zvicrën.

“Gjendja ime fizike duket e mirë, por mendoj se ende nuk jam në 100% të formës. Por besoj se edhe me ndihmën e stafit do të përmirësohem edhe më shumë dhe në ndeshjen me Zvicrën do të jem gati. Jemi vërtetë në një grup të fortë, por unë kam besim se ne i kemi shumë të mira shanset për të arritur kualifikimin”, u shpreh Xhaka, raporton tch.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës zvicerane të Bazelit, me të cilën ka një kontratë që zgjat edhe për 2 vjet të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.