Xhaka befason: Dua një titull
Granit Xhaka ka befasuar me deklaratën e tij të fundit. Ai ka thënë se derisa të jetë pjesë e Borussia Monchengladbachut, dëshiron të fitojë një titull kampioni.
“Jam prej tri vitesh këtu, dhe do të doja të mos largohesha pa e fituar një titull kampioni”, tha ai për Bild.
Xhaka u shpreh se shpresat për kualifikim në të tetën e finales nuk janë shuar. Ata janë mposhtur 1:0 nga Sevilla. “Ende kemi shpresa. Janë edhe 90 minuta. Asgjë nuk ka mbaruar”, theksoi ai. (Gazeta Tribuna)


