UBT

Xhaka afër Napolit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Granit Xhaka mund të jetë përforcimi i ri i Napolit. Përfaqësuesit e kosovarit janë takuar me krerët e napolitanëve për ta diskutuar një marrëveshje.

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, mund të largohet nga Borussia Monchengladbach dhe Bundesliga gjermane.

Graniti është duke u kërkuar nga disa skuadra, teksa së fundmi përfaqësuesit e tij u takuan me një nga to.

KKVITI

Siҫ mësojnë mediat italiane, përfaqësuesit e Xhakës janë takuar me krerët e Napolit për të negociuar një marrëveshje eventuale.

Ndryshe, Graniti nuk pati një stinor gjithaq të kënaqshëm te Borussia, duke u shprehur shpeshherë i pakënaqur me trajnerin e tij për minutat jo të mjaftueshëm në fushën e lojës.