Eko Higjiena

Xhaferi: S’jemi “kukulla” të Gruevskit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, këmbëngul se ministrat e Bashkimit Demokratik për Integrime(BDI) nuk janë “kukulla” në qeverinë e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas Xhaferit, ata politikanë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile që thonë se ministrat shqiptarë janë vetëm dekor në ekzekutivin maqedonas, janë të margjinalizuar dhe flasin nga xhelozia. “Nuk është e drejtë të thuhet se elektorati shqiptar qenka i verbër dhe në vazhdimësi po e zgjedh një subjekt politik që është vetëm dekor në Qeverinë e Maqedonisë”, thotë Xhaferi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri”.

Ai më tej shton se pozita e shqiptarëve në Maqedoni ka ndryshuar pozitivisht me Marrëveshjen e Ohrit, ndonëse pranon se ka rezistencë të plotë nga pala maqedonase për implementimin e plotë të saj. Numri dy i Qeverisë së Maqedonisë, i ngarkuar me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, thotë se kjo marrëveshje nuk i kënaq kërkesat e shqiptarëve. Xhaferi pranon se projekti “Shkupi 2014” është provokim për shqiptarët, mirëpo, siç thotë ai, provokim edhe më i madh është për Greqinë.

Eco Higjiena

Zëri: Dymbëdhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, si e vlerësoni pozitën e shqiptarëve në Maqedoni?

Xhaferi: Realisht me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit ka ndryshuar pozita e shqiptarëve në Maqedoni, së paku në aspektin kushtetues e juridik, ku janë krijuar kushtet që të kenë mundësi të përfshihen në institucionet shtetërore. Pajtohem se kjo marrëveshje është kompromis, nuk është ajo që do t’i kënaqte kërkesat e shqiptarëve, por është një bazë e mirë për gjeneratat e ardhshme që të mund ta demokratizojnë shoqërinë dhe të marrin përgjegjësi për jetën shoqëroro-politike…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.