RCCOLA

Xhaferi një udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Tetovë – Në Tetovë mbrëmë u përkujtua një vjetori i ndarjes nga jeta të kryetarit të parë të PDSH-së, Arbër Xhaferi. Në akademinë përkujtimore u fol për personalitetin dhe veprimtarin e Arbën Xhaferit, si një publicist, ideolog, politikan dhe familjar.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij theksoi se Arbën Xhaferi ishte shtylla e lëvizjes shqiptare në Maqedoni që u angazhua rreth kauzës së drejtë kombëtare me emblemën e PDSH-së.

“Do të flas për ate që dëshironte dhe punonte Arbën Xhaferi.Dhe ajo është, puna krenaria, qëndresa dhe betejat që zhvillojmë ne bashkërisht në realizimin e kauzës shqiptare këtu në Maqedoni dhe më gjërë. Veprimtaria e Arbën Xhaferit nuk është vetëm ide , opnion apo analizë është shumë më shumë se kaq. Njëzet vjet më parë, më 1993 Arbën Xhaferi iu bashkangjit lëvizjes sonë të re e cila si atëherë ,ashtu edhe sot është i vetmi organizim i shqiptarëve të Maqedonisë që angazhohet për kauzën tonë të drejtë e ajo është Partia Demokratike Shqiptare. Bashkërisht kemi kaluar shumë situata të rënda, por si atëherë ashtu edhe sot ne nuk dorëzohemi, ne nuk guxojmë të dëshpërohemi sepse ne jemi në rrugë të drejtë sado që e vështirë të jetë ajo. Arbën Xhaferi, jo vetëm që nuk e duronte nënshtrimin, përuljen por edhe i luftonte ato. Atë e bëjmë edhe ne”, theksoi Thaçi.

Mobi Casa

Një fjalim rasti ka pasur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka theksuar se Arbën Xhaferri dhe mençuria e tij duhet të jetë një udhërrëfyes për shqiptarët.

“E kam pasur rastin ta njoh. Ai ishte i të gjithëve. Në momentin e ndarjes nuk kisha rastin të jem, por sot jam i pranishëm në këtë përvjetor. Qasja e tij ishte e saktë, komplekse dhe mbetet udhërrëfyes për ne shqiptarët për një zhvillim të mbarë”, theksoi Haradinaj.

Në këtë akademi folën edhe miq dhe familjarë të Arbën Xhaferit, ndërsa u lexuan edhe telegrame përkujtimore nga vise të ndryshme shqiptare dhe diaspora./koha/