RCCOLA

Xhaferi nga 28 janari do të jetë kryeministër i Maqedonisë së Veriut

/ 2 minuta lexim

Talat Xhaferi, kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, pritet të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai do të udhëheq me ekzekutivin e vendit në 100 ditët e fundit të qeverisë aktuale, duke filluar prej 28 janarit të vitit të ardhshëm.

Kandidatura e Xhaferit u propozua në një mbledhje të kryesisë së BDI-së në Tetovë dhe vjen si rezultat i marrëveshjes me partnerët e koalicionit qeverisës.

“Kryesia Qendrore me propozim të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim,Ali Ahmeti morri vendim për të propozuar kandidat për kryeministër i cili do të zgjidhet diku më 28 janar dhe ti propozoj shumices parlamentare ,kryetarin e Kuvendit Z.Talat Xhaferi,kurse kryetari i Kuvendit do të propozohet nga partnerët e koalicionit”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së

Eco Higjiena

I pyetur se me cilin koalicion parazgjedhor do të garoj BDI në zgjedhjet parlamentare,Osmani tha se, organet e partisë kanë autorizuar kreun e BDI-së, Ahmeti, të vendos se me cilin koalicion do të shkohet në zgjedhje.

“U autorizua kryetari Ali Ahmeti t’i vazhdon bisedimet dhe me të gjitha partitë politike t’i propozon partisë një vendim i cili do të aprovohet në organet e partisë”, tha Osmani

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj të vitit të ardhshëm së bashku me balotazhin e zgjedhjeve presidenciale. Kurse rundi i parë për zgjedhjet presidenciale në këtë vend do të zhvillohet më 24 prill.