RCCOLA

Xhaçka: Në Samitin e NATO-s u bisedua për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se në Samitin e NATO-s që u mbajt në Vilnius të Lituanisë, u bisedua për rolin vendimtar të BE-së dhe NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, dhe shtetet tjera ballkanike.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se e kanë konfirmuar edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

Fundamenti

“Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO”.

“Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën. Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia, të prekur nga situata aktuale e sigurisë”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.