Uji Dea

Xavi paralajmëron futbollistët e tij: Kujdes nga Vedat Muriqi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mallorca dhe Barcelona do të përballen në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

Pasi kanë marrë kryesimin e La Ligas, Xavi synon që ta ruaj këtë pozitë me Barcelonën e tij dhe qëllimi është të marrë tre pikë në Estadi Mallorca Son Moix.

Megjithatë trajneri katalunas ka paralajmëruar futbollistët e tij që të kenë kujdes nga Mallorca si dhe nga sulmuesi kosovar Vedat Muriqi që është rreziku kryesor për çdo kundërshtar të skuadrës së tij.

“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin defensiv, punojnë me një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath”.

ARKATANA

“Do të jetë padyshim një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat”, tha Xavi.

Xavi u pyet nëse Barcelona ka skuadër më të mirë se sa Real Madridi, por ai ka refuzuar që tani të japë një përgjigje të prerë.

“Këtë mund ta themi vetëm në muajin qershor. Varet nga mënyra si e shohim futbollin, por në fundin e sezonit bëhen llogaritë. Unë jam i lumtur për lojtarët që kam në dispozicion, por nuk bëj krahasime me Realin”, deklaroi trajneri katalunas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.