GRANDEMALL

“Women for Women” nga muaji i ardhshëm fillon programin në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësues të Organizatës “Women for Women” me të cilët janë dakorduar që të fillohet me realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me integrimin e grave në aspektin social, ekonomik dhe kyçjen e tyre në biznes.

Gjithashtu janë shqyrtuar mundësit që të mbështeten grupet e grave që formojnë shoqata dhe organizata të cilat kanë qëllim integrimin e grave dhe mbështetjen e tyre.
Kryetari Haliti theksoi se do të mbështes çdo iniciativë e cila ka për qëllim mirëqenien e grave dhe do të përkrah nismat e tilla.

Ai ka përgëzuar përfaqësuesit e kësaj organizate për punën e bërë deri më tani në shumë qendra të Kosovës dhe ka siguruar ata se një bashkëpunim të tillë do ta kenë edhe me Institucionet komunale të Vitisë.

FIDANISHTJA

Ndërsa Vehbi Kllokoqi menaxher për zhvillim ekonomik pranë organizatës “Women for Women”, ka njoftuar se kjo organizatë që nga viti 1999 kur ka filluar veprimtarinë në Kosovë, ka arritur të aftësoj 30.000 gra të cilat janë certifikuar dhe që kanë mundësi të përfitojnë programe. “Programi shtrihet në disa komponentë dhe ndahet në dy fusha në aspektin social dhe ekonomik. Përmes trajnimit 12 mujor ka për qëllim të ju ofroj njohuri për aspektin ekonomik, për vendimmarrje dhe të jenë të kyçura në grupet formale apo joformale. Ndërsa në zhvillimin ekonomik ofrohen njohuri bazike të biznesit se si të zhvillohet kjo fushë, tha Kllokoqi.

Ai ka njoftuar se Organizata ka shtrirë veprimtarinë në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik e Shtërpcë dhe që nga muaji shkurt do të filloj edhe në Viti. Duke folur për gjendjen aktuale, Kllokoqi theksoi se na bazë të informatave që kemi marrë në terren, kemi ardhur në përfundim se nevojat janë të mëdha për programin në fjalë e sidomos në aspektin social ku ka nevojë që të trajtohen shumë tema./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.