Fundamenti

Wolfsburgu vazhdon stërvitjet, Admir Mehmedi flet për situatën e re të krijuar

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Wolfsburgu e ka mbajtur stërvitjen e dytë me radhë, por jo si dikur, pasi skuadra vazhdon të stërvitë vetëm në ambiente të mbyllura brenda stadiumit.

Skuadra është ndarë në katër grupe, ku trajneri Oliver Glasner, po i mban stërvitjet në fitnes dhe me distancë shkaku i coronavirusit.

Kjo nuk ka shkaktuar problem për Admir Mehmedin i cili ka dhënë një intervistë për BILD.

“Jemi ndjerë sikur jemi kthyer nga pushimet e dimrit. Vetëm se pushimet e dimrit është dashur të bëhen në Ëolfsburg. Çdo gjë duket pak e çuditshme. Gjithçka është e pazakontë”.

Mobi Casa

Ai stërvit së bashku me portierin Pavao Pervan, mbrojtësin Robin Knoche, mesfushorin Xaver Schlager dhe sulmuesin Daniel Ginczek.

Ata mbajnë distancën e sigurisë që është vendosur për shkak të coronavirusit, dhe sërvisin së bashku për 90 minuta çdo ditë.

“Dezinfektuesit duket se janë vendosur çdo dhjetë metra. Puna jonë është të qëndrojmë të gatshëm. Nuk mund të kthehemi në ndeshje nëse jemi me mbipeshë. Duhet të sigurohemi që të jemi të përgatitur dhe në ritëm”, ka thënë Memedi për Bild.

Wolfsburg është klubi i vetëm që po stërvitë në Evropë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.