Wisner thërret për një “Ekip të ri Uniteti” për ta tejkaluar ngërçin politik
Ish ambasadori Frank Wisner, përfaqësuesi amerikan në negociatat për statusin e Kosovës, në një intervistë për KTV’në, ka kujtuar kohën e negociatave për pavarësinë.
Ai thotë se do t’u jetë përjetë falënderues autoriteteve amerikane, që ia dhanë këtë mundësi.
“Isha shumë me fat që m’u kërkrua nga Rice që në emër të Amerikës të ndihmoja negociatat për statusin që u përdundua edhe me arritjen e pavarësisë tuaj në vitin 2008”, ka thënë Ëisner në këtë intervistë.
Ai ka thënë se ka shumë miq në Kosovë dhe e viziton shpesh vendin tonë.
“Që nga ajo kohë kam shumë miq në Kosovë. Kam udhëtuar këto vide disa herë në Kosovë”, ka thënë ai.
Wisner lavdëron Ekipin e Unitetin
Duke folur për negociatat, ai ka thënë se ishte shumë e vështirë të negociohej, sidomos me palën serbe.
“Serbia nuk donte ta pranonte pikën e sovranitetit”, ka thënë Ëisner.
Ndërkaq për palen kosovare, ka thënë se ishin të gatshëm të arrinin pavarësinë, duke krijuar një Kosovë në të cilën mund të jetonin të gjithë.
“Ekipi i Unitetit nuk e ndryshoi politikën e Kosovës por krijoi objektivin e përbashkët. Duhet ta potencoj se liderët e Kosovës kur ishte në pyetje pavarësia ishin se bashku”, ka thënë ai.
“Më kujtohet sa shumë tensione kishte. Më kujtohet se kishte burime të ndrysme të pakënqësisë. Eikipi i Unitetit bënte shumë konsensuse të pranonte planin e Ahtisarit”, ka thënë ai.
Wisner: Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka një sërë pasojash
“Kjo që po ndodh është shumë për keqardhje dhe jemi në një periudhë kur arsyetimet nuk mjaftojnë më. Ne të gjithë mund të themi që ju keni organizuar zgjedhje shumë të mira para 3 muajsh, duke përmbushur të gjitha standardet botërore. Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka një sërë pasojash që dua që të gjithë në Kosovë t’i kenë parasysh. Më së shumti e prek imazhin që bota ka për shtetin tuaj. A do të jeni kandidat i mirë për BE nëse nuk jeni në gjendje të krijoni qeverinë tuaj? A do të jeni partner i mirë në paqe me Serbinë pa qeveri? A do të keni prospekt për t’iu bashkuar NATO’s në sistemin perëndimor të sigurisë?” Ka thënë Wisner.
Por, përkundër faktit që afrimi i palëve nuk duket askund, Wisner thotë se me përvojën që kishte me Ekipin e Unitetit, beson se liderët politikë do të dinë të bëjnë kompromise e të merren vesh për të mirën e shtetit.


