FITORJA

Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu me shtetesi kosovare

E diel, 12 Janar 2025 – 17:00albinfo.ch
Siç kishte raportuar policia, një grua e plagosur ishte gjetur në Winterthur-Grüze të mërkurën pasdite (8 janar 2025) .

Pak para orës 15:30, një grua e plagosur ishte raportuar në polici në lagjen Grüze, transmeton albinfo.ch. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt gjetën një grua me lëndime në kokë..

Sipas gjetjeve fillestare, 24-vjeçarja kosovare po udhëtonte në këmbë e shoqëruar nga një burrë. Gjatë zënkës ai ka plagosur gruan në kokë. Kur një çiklist ishte afruar, burri e kishte lëshuar ​​viktimën dhe kishte ikur, shkruan polizeinews.ch. E plagosura është dërguar me ambulancë në spital.

Mobi Casa

Disa ditë më vonë, mbrëmjen e së shtunës, i kërkuari është dorëzuar në policinë e qytetit Winterthur dhe është arrestuar.

I akuzuari është bashkëshorti i viktimës, 34 vjeçar me shtetësi kosovare, transmeton albinfo.ch.

Hetimet për rrjedhën e saktë dhe motivin e krimit, të cilat janë duke u zhvilluar nga Policia e Kantonit të Cyrihut dhe Prokuroria Publike I, janë duke vazhduar.

(Foto: Policia e Kantonit të Cyrihut)
https://www.albinfo.ch/winterthur-zh-kosovari-i-kerkuar-dorezohet-pas-sulmit-ndaj-gruas/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.