UBT

Williamson: Ka bazë për ngritje të aktakuzave për krime lufte

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Në një konferencë për media në Bruksel, ambasadori dhe Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, duke paraqitur raportin e hetimeve të bazuara në “Raportin e Dick Marty”-it, ka thënë se gjatë luftës në Kosovë, ka pasur dhunë dhe krime ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, por edhe ndaj figurave politike gjatë dhe pas luftës andaj ekziston baza për ngritjen e aktakuzave ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Williamson ka thënë se nuk mund të pritet ngritje e aktakuzës derisa të mos themelohet Gjykata Speciale.

“Ngritja e aktakuzave mund të ndodhë vitin e ardhshëm, pra kur të fillojë punën Gjykata Speciale. Deri atëherë do të vazhdojmë të kryejmë hetime dhe të mbledhim dëshmi”, tha ai.

————————————————————————-

Williamson tha se në bazë të hetimeve është vërtetuar se ka pasur krime lufte dhe se në bazë të kësaj ekziston baza për të ngritur aktakuza ndaj drejtuesve të lartë të ish UÇK-së.

Prokurori CWilliamson ka thënë se si rrjedhojë e hetimeve Task Forca do të jetë në gjendje të ngrit një aktakuzë ndaj pjesëtarëve të lart të UÇK-së, të cilët kanë bërë krime ndaj popullatës civile serbe.

“Ne besojmë që këto krime nuk kanë qenë individuale, megjithatë duhet të ketë ende prova për atë çka ka ndodhur”, ka thënë ai.

“Për dy vjet e gjysmë, FSH ka zhvilluar hetime për raportin e Dick Marty-t, intervista me qindra dëshmitarë, shqyrtimin me mijëra faqe, gjatë dhe pas periudhës së procesit tonë hetimor. Kjo ka qenë një detyrë shumë sfiduese, ne kemi shqyrtuar ngjarjet që kanë qenë 15 vjet më parë. Një numër dëshmitarësh janë intervistuar, ka pas edhe nga ata që kanë ndërruar jetë, ose disa nuk kanë mundur për arsye të shëndetit”, ka thënë ai.

“Në bazë të raporteve të OSBE-së dhe të Dick Marty-t është vërtetuar se ka pasur persekutime ndaj pjesëtarëve të pakicave në Kosovë, të udhëhequra nga struktura të larta të UÇK-së. Por, gjithashtu ka dëshmi se janë kryer edhe vrasje të figurave të ndryshme politike”, tha Willimason.

Prokurori Williamson tha se “nuk ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për pohimet e Dick Martyt për trafikim organesh”, por tha se nuk do të thotë se kjo nuk ka ndodhur.

“Ne do t’iu shkojmë deri në fund këtyre hetimeve”, tha Wiliamson.

Mobi Casa

“Këto deklarata që unë po i shpalos janë bazë për një aktakuzë që do të ngrihet më pas”, ka thënë ai.

————————————————————————–

Ai ka thënë se Gjykata duhet të themelohet por kjo do të ndodhë pasi të themelohet kuvendi. Deri në themelimin e Gjykatës ne do ti mbajmë të mbyllura të gjeturat.Ai ka thënë se Gjykata Speciale duhet të themelohet, por kjo do të ndodhë pasi të themelohet Kuvendi.

“Deri në themelimin e Gjykatës ne do t’i mbajmë të mbyllura të gjeturat”.

Williamson ka thënë se puna e Taskë Forcës përmbyllet 23 gusht.

“Unë do ta largohem dhe do t’ia lëshojë vendin kryeprokuror tjetër i cili do të merret me punët paragjygjësore” ka thënë ai.

Ai thotë se do të përpiqemi t’i mbrojmë dëshmitarët dhe do t’i hetojmë kërcënimet ndaj dëshmitarëve.

Williamson thotë se do të mbahen të mbyllura të gjitha hetimet e deritashme pa u formuar Gjykata Speciale.

Prokurori Amerikan thekson që themelimi i Gjykatës Kushtetuese do të jetë një proces kompleks dhe i gjatë. Duhet baza ligjore si në Kosovë ashtu edhe në BE.

Williamson ka thënë se do vazhdojnë hetimet për krimet e pasluftës dhe aty ku Tribunali i Hagës ka qenë i kufizuar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.