Eko Higjiena

Williamson i vendosur: Hetime të paanshme e të pavarura

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Prokurori i ekipit hetues të EULEX-it, John Clint Williamson, i cili punon në hetimin e akuzave për trafikim organesh në Kosovë, dhe shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, janë takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Zëdhënësi i Williamsonit, Joao Sousa, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se gjatë takimit, Williamson ka përsëritur vendosmërinë e tij për hetime të paanshme dhe të pavarura, të cilat do të zbulojnë të vërtetën e akuzave që përmban raporti i Këshillit të Evropës.

Sousa ka theksuar se mandati i ekipit hetues të EULEX-it është që të hetojë dhe, nëse vërtetohen akuzat, të ndjekë penalisht individët që janë përgjegjës për krimet e pretenduara në raportin e Dick Martyt.

“Williamson ka thënë se është në dijeni për spekulimet për të ardhmen e ekipit hetues. Megjithatë, ai ka vënë në dukje se puna hetimore vazhdon ende dhe se është heret të paragjykohet rezultati”, ka thënë Sousa.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë pas takimit se Qeveria është e interesuar që të ndihmojë drejtësinë dhe të vërtetën, si dhe të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë, gjithnjë duke respektuar juridiksionin e vendit, por edhe duke ruajtur, siç ka thënë ai, imazhin e luftës së drejtë, transmeton REL.

Fundamenti

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Williamson ka takuar edhe përfaqësuesin special të UNMIK-ut, Farid Zarif, përfaqësuesin special të BE-së, Samuel Zhbogar, dhe shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt.

Përndryshe, në Kosovë po diskutohet për formimin e një tribunali ndërkombëtar për Kosovën pas 14 qershorit, kur edhe pritet transformimi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Një tribunal i tillë me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë dhe me seli jashtë Kosovës do të merrte përsipër hetimin e krimeve të luftës në periudhën 1998-1999, si dhe hetimin e krimeve të supozuara politike, kërcënimeve dhe vrasjeve të dëshmitarëve gjatë periudhës 2000-2001.

Amerikani John Clint Williamson është emëruar kryeprokuror i ekipit hetues të EULEX-it në gusht të vitit 2011. Vitin e kaluar, ai ka thënë se pret që hetimet për trafikim organesh në Kosovë të përfundojnë deri në fund të 2014-ës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.