Wilkinson: EULEX’i ndiqte pa fakte peshqit e mëdhenj
Ekzistonte një agjendë politike në EULEX për të ndjekur peshq të mëdhenj pa shikuar faktet ka thënë ish-hetuesi i këtij misioni Troy Wilkinson. Në emisionin ‘Rubikon’ ai ka thënë se një gjë e tillë ka ndodhur me rastin e MTPT’së. Fatmir Limaj sipas tij, vetëm një dita para bastisjes ishte futur në listën e të dyshuarve pa fakte, me arsyen e vetme se ai do të përbënte lajm dhe do të krijohej përshtypja se EULEX’i po punonte.
Troy Wilkinson ka akuzuar zyrtarët e misionit të Bashkimit Europian se marrin paga të majme për të mos bërë asgjë. Për dy vjet sa ishte hetues në EULEX Wilkinson ka thënë se ka parë se në EULEX ekziston një agjendë politike për të ndjekur peshqit e mëdhenj pa i shikuar faktet.
Ish-hetuesi ka thënë se EULEX’i ka bërë përzgjedhjen e lëndëve që duheshin hetuar duke mbyllur sutë para shumë krimeve që kanë ndodhur në Kosovë, ku përfshiheshin vrasje, plaçkitje dhe korrupsion. Fakti i vetëm që nuk janë zgjidhur apo nuk janë hetuar ishte se në rast se nuk përfshiheshin ndokush që ishte i njohur.
Ai thotë se shqetësimet i ka ngritur në të gjitha nivelet duke raportuar për këto edhe vetë ish-shefit të EULEX’it Sparks, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
“Askush nuk është atje për të ndryshuar ndonjë gjë dhe ata që janë si unë që duan të shohin ndryshime nuk mund të jenë efektiv sepse EULEX’i nuk do t’i lejoj ata të jenë të efektshëm”, tha ai.
Ëilkinson ka folur edhe për Fatmir Limajn meqenëse ka qenë hetues në rastin e MTPT’së. Sipas tij Limaj nuk ka qenë asnjëherë i dyshuar për këtë rast deri një ditë para bastisjes, ku me insistimin e Isabela Arnal ishte bërë i tillë.
“Ne kemi punuar në atë rast gjashtë muaj para bastisjes dhe unë isha atje si kryesues i hetimeve për forenzikën e IT’së. Kam marrë pjesë në çdo takim dhe isha me Prokurorinë dhe Limaj atëherë nuk ka qenë i dyshuar deri në ditën e bastisjes kur Isabela Arnal insistoi që Limaj të bëhet i dyshuar. Atë kohë një ditë para bastisjes, rezidenca e tij iu shtua listës së bastisjeve dhe kjo ishte e qartë për çdo prokurorë se ky ishte një akt i shënjestruar nga Isabel.


