UBT

Wilhelm: Marrëveshja e Brukselit – kusht për Serbinë

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është kushti i vetëm për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Heinz Wilhelm, në intervistën për gazetën beogradase “Blic”.

Ai ka theksuar se kapitulli 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nuk do të hapet, derisa Marrëveshja e Brukselit të mos zbatohet në tërësi.

GRANDEMALL

Sipas tij, “nuk ekzistojnë kurrfarë kushtesh gjermane, që paraqiten para Serbisë, në rrugën e saj për në Bashkimin Evropian”, dhe ka shtuar se “në mesin e 11 kushteve, që janë paraqitur në media, gjenden disa nga pikat e Marrëveshjes së Brukselit, të cilat nuk janë implementuar”.

Ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm, tha se dy pikat më të rëndësishme të marrëveshjes, që nuk janë implementuar, janë integrimi i organeve të drejtësisë në pjesën veriore të Kosovës në sistemin e drejtësisë së Kosovës dhe formimi i Bashkësisë së Komunave serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.