RCCOLA

Westerwelle: Të largohen strukturat paralele

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur besimin se nesër do të pajtohen me kryeministrin serb, Ivica Daçiq për implementimin e marrëveshjes së arritur me 19 prill në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është në interes të dy palëve dhe ka kërkuar fleksibilitet dhe mençuri në arritjen e pajtimit për zbatimin e marrëveshjes.

Kryeministri Thaçi dhe ministri gjerman, Westerwelle i bënë këto komente pas një takimi, ku u diskutua rreth takimit të nesërm dhe arritjes së marrëveshjes me palën serbe për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel.

Thaçi tha se marrëveshja ka rëndësi të veçantë për Kosovën, Serbinë, popujt e dy vendeve, për paqen stabilitetin dhe perspektiven e dy vendeve.

Sipas kreu të qeverisë së Kosovës me këtë marrëveshje ka fituar edhe Serbia edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian, por para së gjithash janë fitues qytetarët në veri që do t’i bashkangjiten jetës institucionale për integrimet euroatlantike.

Thaçi ka theksuar edhe unitetin e skenës politike në Kosovë, sipas të cilit është unifikuar që ta mbështesë marrëveshjen dhe implementimin e saj. Kreu i ekzekutivit tha se do të ketë sfida, vështirësi, por ato do të kalohen me mbështetjen e BE-së, edhe në implementimin e marrëveshjes, dhe se marrëveshja do të implementimet ngadalë, pa dhunë.

Uji Dea

Ndërsa, në anën tjetër Westerwelle u shpreh i bindur se një zhvillim paqësor në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është interes vetëm i Kosovës dhe Serbisë por edhe i BE-së.

Ai tha se marrëveshja është një gjë e veçantë dhe një ditë do të cilësohet si historike. Ai u shpreh se marrëveshja ka gëzuar një mbështetje të gjerë jo vetëm në Parlamentin e Kosovës por edhe në opinion, dhe se është një kthesë në gjithë rajonin.

Westerwelle tha se të gjitha palët duhet të tregojnë një shkallë fleksibilitetit, durimi dhe mençurie dhe se beson në arritjen e marrëveshjes për implementim.

“Ne ishim të mendimit se është një detyrë e vështirë dhe strukturat ilegale serbe duhet të largohen dhe është kriter kyç i marrëveshjes se 19 prillit, dhe kjo do të thotë se Kosova duhet të ofrojë lehtësira që të integrohen qytetarët e veriut”, tha ai.

Kryediplomati gjerman tha se ai vazhdimisht komunikon me investitorët gjerman që mund të investojnë në Kosovë dhe ka përparime në këtë drejtim.(express)