ARKATANA

Westerlund i lumtur që liberalizimi për kosovarët ndodhi gjatë presidencës suedeze

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se është i lumtur që vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës u mor gjatë presidencës nga Suedia të Bashkimit Evropian.

Westerlund i bëri komentet për Ekonomia Online dhe një medie tjetër, gjatë festës që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizoi me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Aktivitetet që nisën sonte, me ç’rast u nda dhe çmimi “Evropiani i Vitit”, do të vazhdojnë për më shumë se një javë.Për mediet foli dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili theksoi se fokusi i BE-së është kthyer sërish në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca, tha se Kosova aspiron që një ditë të jetë pjesë e BE-së, por vendi duhet të bëjë reforma e të marrë mijëra masa që “një ditë të jemi pjesë e kësaj familjeje të vlerave”.

Ambasadori suedez, Westerlund, tha se 9 Maji është një ditë shumë e rëndësishme për Evropën. “Sidomos vitin e kaluar, dhe këtë vit, Evropa ka qëndruar e unifikuar kundër agresionit rus në Ukrainë”.

Mobi Casa

“Jam i lumtur qe presidenca suedeze është në favor të integrimit të vendeve të Ballkanit. Jam i lumtur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nuk dua të marrë shumë merita, sepse merita më të mëdha ka pasur presidenca çeke, por jam i lumtur që ndodhi gjatë presidencës suedeze”, u shpreh ai.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në një deklarim për media tha se Kosova ka qëllim dhe punon që një ditë të jetë pjesë e BE-së.“Kjo ditë është më të vërtetë e veçantë dhe me një simbolikë kuptimplotë sepse festohet fillimi i Bashkimit Evropian. Është një familje dhe një sistem i vlerave të përbashkëta, të cilat i ndajmë edhe ne që aspirojmë që t’i ndajmë një ditë. Sot është dita për ta kujtuar gjithë atë histori të krijimit të atij projekti të rëndësishëm, i cili nuk është vetëm projekt politik, por është projekt multidimensional, është projekt i vlerave, i kulturës, i interesave të përbashkëta, i të drejtave të njeriut, demokracisë”.

“Evropa për ne është siguri në të njëjtën kohë”, u shpreh kryeparlamentari.“Kosova e ka pasur përcaktimin e saj gjithmonë për me qenë pjesë e BE-së, por kjo kërkon kushte, kërkon reforma, kërkon me mijëra masa që ne duhet t’i marrim si shoqëri, që të reformohemi, që një ditë të jemi pjesë e kësaj familjeje të vlerave”, tha ai.Ambasadori i BE-së në Kosovë, Szunyog, ka thënë se BE-ja nuk është vetëm bashkim politik dhe ekonomik, por ajo promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Ndërsa ka theksuar se fokusi i BE-së është kthyer sërish në Ballkanin Perëndimor.Ai tha se 9 Maji sivjet festohet në një situatë jo edhe aq të mirë, e cila po shkaktohet nga lufta Rusi-Ukrainë.

Sipas tij, BE-ja ka qenë e shpejtë në reagimin e saj, edhe pse pati probleme ekonomike, si rritjen e çmimeve.“Fokusi ynë është kthyer përsëri edhe në Ballkanin Perëndimor. Në këto vite sfiduese përmbyllëm me sukses tri paketa të ndihmës për Kosovën, të cilat kapin shifrën e përgjithshme prej 200 milionë eurosh. Jam shumë krenar edhe për liberalizimin e vizave, që është një arritje e Kosovës, por posaçërisht e qytetarëve. Mendoj se mund të jemi krenarë edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit. Mendoj se edhe në këto kohë të vështira, BE ka qenë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.