UBT

Wesley Clark, Walker e Kouchner pritet të dëshmojnë pro Thaçit në Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Wesley Clark, Bernard Kouchner, William Walker janë vetëm disa nga emrat që do të dëshmojnë pro ish-presidentit Thaçi në Gjykatën Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vet avokati i Thaçit, Gregory Keohe në një parashtresë. Krahas të lartpërmendurve, si dëshmitarë të mbrojtjes janë edhe Steve Bennet, Jock Covey, Michael Durkee e Daan Everts.

GRANDEMALL

Keohe ka thënë se të gjithë këta dëshmitarë janë në moshë të shtyer, andaj ka kërkuar nga Gjyqtari Paraprak që të marrë masa për marrjen në pyetje të tyre qysh tani, dhe depozitimin e dëshmive të tyre.“Në bazë të Rregullës 99, Mbrojtja e z. Hashim Thaçi (njofton për qëllimin e saj për të kërkuar që Gjyqtari Paraprak të marrë “masat e nevojshme” për të “marrë”, “shqyrtuar” dhe “testuar” dëshmitë nga 9 dëshmitarët ndërkombëtarë, provat e të cilëve janë vendimtare për çështjen e mbrojtjes dhe “mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq”, ka thënë Keohe në parashtresën që e ka parë lajmi.net.

“Këta 9 dëshmitarë janë në moshë të shtyrë – nga 77 deri në 88 vjeç dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore. Rrjedhimisht, ekziston një rrezik shumë real që provat e tyre “mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjykim”, ose të paktën deri në momentin që Prokuroria të mbyllë çështjen e saj dhe fillon çështja e mbrojtjes. Prandaj, në bazë të Rregullës 99, ekziston nevoja për një mundësi unike hetimore (të ngjashme me një depozitë) siç përcaktohet më poshtë për secilin prej këtyre 9 dëshmitarëve, për të siguruar ruajtjen e provave të tyre përpara se të fillojë gjykimi”, ka treguar tutje Keohe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.