Wesley Clark: Kosova e meriton të jetë pjesë e BE-së, SHBA ju përkrah

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar edhe me gjeneralin amerikan, Wesley Clark.

Thaçi ka falënderuar Clark për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës.

“Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme. Kishim kënaqësi që të kishim biseda edhe me Clinton dhe Albright. Faleminderit për lidershipin e guximshëm dhe vendimtar, që bëtë diktatorin Millosheviq të largohet dhe populli Kosovës të jetoj në liri”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Me këtë rast, Thaçi e dekoroi Clark me ‘Urdhrin e Lirisë’.

Clark tha se e ardhmja e kosovarëve do të jetë e ndritshme dhe se vendi ynë e meriton të jetë pjesë e BE-së.

“Faleminderit që më nderuat mua. Është një eksperiencë e mrekullueshme të kthehem në Kosovë pas 20 vite, pas tërë asaj tragjedie ta shoh vendin në liri. E di se e ardhmja do jetë e ndritshme, sepse kosovarët kanë guxim të marrin vendime. Ne do të punojmë me ju siç kemi bërë në të kaluarën, do vazhdojmë edhe në të ardhmen që Kosova të bëhet pjesë e BE-së, e meriton”, ka thënë Clark.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).