ARKATANA

Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Po vazhdojnë reagimet dhe opinionet e personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare lidhur me zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me aktakuzat e Speciales ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Kështu, ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.

“Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara”, theksoi gjenreali Wesley Clark në RTK.

“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, shtoi gjenerali Clark.

Fundamenti

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se “nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjitahtë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.”

Njeriu që e udhëhoqi operacionin e NATO-s në bombardimin e caqeve serbe në Kosovë, më 1999, i cili gjatë një vizite në Kosovë, Thaçin e kishte quajtur hero, tani kujton takimin e parë me ish-Drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin ngegociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së.”, ka deklaruar mes tjerash gjenerali Clark.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.