UBT

Werderi po i shkakton probleme Galatasarayt për blerjen e Rashicës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Milot Rashica ka filluar të bëhet një futbollist i rëndësishëm te gjiganti turk Galatasaray.

Pas fillimit të vështirë në Stamboll, Rashica tani shihet si njëri nga futbollistët më të rëndësishëm nga trajneri Okan Buruk.

Kësisoj drejtuesit e Galatasarayt kanë nisur tanimë bisedimet me Norwich Cityn për blerjen përfundimtare të yllit nga Kosova.

Gazeta e madhe turke Fantatik ka raportuar se në garë për Rashicën është futur edhe ish-skuadra e kosovarit, Werder Bremen.

FITORJA

Werder që po kalon momente të mira këtë edicion në Bundesliga ka kontaktuar Norwichin për të pyetur rreth situatës së Rashicës.

Nga ana tjetër Norwich nuk e ka ndërmend ta ndalë Rashicën, por synon që të fitojë sa më shumë nga largimi i yllit vushtrrias.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me Galatan, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.