UBT

Werderi në gëzim, Vitesse në pikëllim për Rashicën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Werder Bremeni ndihet në gëzim që arriti ta transferojë një futbollist të kalibrit të Milot Rashicës, i cili pritet të përmirësohet edhe më shumë me kalimin e viteve dhe atij mund t’ia shohë hairin klubi gjerman nëse vendos ta shesë pas disa vitesh, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

“Është një shumë e madhe për Werderin që e shpenzoi, por për ne nuk është një rrezikim i paarsyeshëm. Mund të krijojmë vlera, kemi edhe garanci, mund të përfitojmë nga ai”, u shpreh Frank Baumann, drejtor sportiv i Werderit. Klubi gjerman shpreson që Rashica të shkëlqejë menjëherë, edhe pse futbollisti i ri kosovar duhet të dijë ta menaxhojë presionin.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, drejtuesit e Vitesses janë të pikëlluar që ylli i skuadrës së tyre u largua. Trajneri Henk Fraser thotë se Rashica do të jetë e vështirë të zëvendësohet.

“Fatkeqësisht, largimi i Rashicës është një humbje e madhe e vlerave të skuadrës sonë. Vërtet do ta ndiejmë mungesën e tij”, theksoi ai. “Ishte sulmuesi ynë më i mirë i krejt sezonit, mendoj se ishte përfshirë në 70 për qind të golave tanë dhe ishte lojtari që e krijonte rrezikun më të madh për kundërshtarin. Sidoqoftë, e kuptoj klubin për vendimin pasi ishte një ofertë që ishte e vështirë të refuzohej”, përfundoi trajneri i Vitesses. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.