Fundamenti

Werder Bremen shumë i lumtur me Milot Rashicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Klubi gjerman Werder Bremen nuk ka mundur të përmbahet pa e shprehur gëzimin për rikthimin Milot Rashicës nga lëndimi, duke shfaqur edhe ndikimin e madh të kosovarit në skuadër dhe statistikat e tij madhështore gjatë vitit të fundit në ligë.

Rashica u rikthye nga lëndimi duke lënë gjurmë të menjëhershme në Bundesligë – ligën elitare gjermane –fundjavën e kaluar sepse me paraqitjen e tij të shkëlqyer, përfshirë golin fantastik, në barazimin e Werderit me Dortmundin, kosovari e zuri një vend në formacionin e javës, shkruan Gazeta Express.

Ylli i Kombëtares së Kosovës Rashica shënoi gol të mrekullueshëm në barazimin 2:2 të Werderit kundër Dortmundit në Signal Iduna Park, të shtunën.

Sot, pak orë para ndeshjes së radhës kundër Eintracht Frankfurt në Commerzbank-Arena në Frankfurt, Werderi ia ka kujtuar kundërshtarit statistikat e frikshme të yllit kosovar në vitin 2019 në Bundesligë.

Rashica ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 14 gola në 19 ndeshjet e fundit në Bundesligë në vitin 2019: 9 gola dhe 5 asiste.

ARKATANA

Anësori nga Vushtrria po rikthye nga një lëndim i gjatë muskulor dhe e bëri vetëm paraqitjen e parë si titullar që prej muajit gusht. Por, kjo nuk mundi ta parandalojë atë të shndrit kundër gjigantit Dortmund.

Mediumi gjerman, Sportschau e vlerësoi lart paraqitjen e 23-vjeçarit duke e zgjedhur atë në formacionin e javës në Bundesligë.

Sportschau e ka lartësuar Rashicën si lojtar me klasë të shtuar dhe si një aset të vërtetë për Werderin.

Paraqitje e së shtunës tregon se kosovari e ka lënë pas lëndimin në kofshën e këmbës së majtë, të cilin e pësoi në një ndeshje të Werderit ndaj Fortuna Dusseldorfit në Bundesligë kah mesi i muajit gusht. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.