UBT

Werder Bremen me një tjetër përpjekje për transferimin e Lirim Kastratit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Werder Bremen është duke bërë përpjekje të mëdha për ta transferuar Lirim Kastratin.

Sulmuesi i Kosovës është i gatshëm të transferohet në futbollin gjerman, ku po shihet si zëvendësuesi adekuat i Milot Rashicës te Werderi.

Por marrëveshja mes dy klubeve, Werderit dhe Dinamo Zagrebit ende nuk është arritur.

Gjermanët e duan huazimin e Kastratit me detyrim blerje pas një viti, por që negociatat kanë stagnuar tek çmimi i tij.

UBT

Edhe pse mediat gjermane nuk kanë bërë të ditur shumën, thuhet se Werder ka rritur ofertën.

Gjithsesi klubi gjerman përveç që duhet ta bind Dinamon e Zagrebit, duhet të gjejë marrëveshje personale edhe me futbollistin.

Kastrati ka dalë nga futbolli i Kosovës, derisa fillimisht në Kroaci kishte luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, para se të bashkohej me Dinamon dy vite më parë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.