Mobi Casa

Weltwoche denoncohet sërish

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli i shtypit e ka miratuar një ankesë për diskriminim, të bërë në lidhje me faqen e parë, titullin dhe fotografinë e revistës

Edhe pasi që prokuroria e Cyrihut dhe ajo e Vjenës patën hequr dorë nga ndjekja penale e javores “Weltwoche” për paraqitjen diskrimnuese të romit të vogël nga Kosova, vazhdojnë denoncimet ndaj kësaj reviste.

Këshilli i Shtypit i Zvicrës ka dënuar së fundi “Weltwochen” për faqen e parë të saj ku një vogëlush rom nga Gjakova (Mentori) mban një revole plastike në duar dhe në titullin që e shoqëron fotografinë, flitet për kriminalitetin rom në Zvicër.

“Romët po vinë: seri plaçkitjesh në Zvicër”, ishte legjenda nën fotografi. Artikulli është botuar në muajin prill të këtij viti dhe ka nxitur një sërë reagimesh dhe kallzimesh penale.

RCCOLA

Fotografia e vogëlushit rom ishte bërë në vitin 2008 nga një fotograf italian dhe në një kontekst krejtësisht tjetër.

Këshilli i shtypit e ka miratuar një ankesë të bërë në lidhje me faqen e parë, titullin dhe fotografinë e revistës por jo edhe për artikullin si tërësi.

Këshillit të Shtypit të Zvicrës i kishin drejtuar ankesë Këshilli Qendror i Romëve dheSintive nga Gjermania dhe një student nga Berna bashkë me 41 të nënshkruar tjerë.

Në qëndrimin e shpallur të martën, Këshilli i Shtypit është shprehur se “Weltwoche” nuk e ka bërë të qartë kontekstin nga i cili është marrë fotografia problematilke. Për më tepër, javorja e Cyrihut e ka përdorur fotografinë në një kontekst krejtësisht tjetër, duke krijuar përshtypjen se vogëlushi me revolen lodër është personifikim për kriminalitetin të cilin ajo po e pasqyron. Edhe shprehja “Romët po vinë” është problematike, sipas këshillit, sepse bën përgjithësimin e romëve si kriminelë.(albinfo.ch)