UBT

Weber: Qeveria e re gjermane do të jetë avokat më i fortë për Kosovën brenda BE-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Epoka 16-vjeçare e Merkelit ka përfunduar. Socialdemokrati Olaf Scholz është betuar si kancelari i ri i Gjermanisë.Bundestagu gjerman zgjodhi Olaf Scholz si kancelar të mërkurën në mëngjes, ndërsa Angela Merkel u përkul nga skena politike.

Eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, pret që qeveria e re gjermane e drejtuar nga kancelari i ri Olaf Scholz do të jetë më e unifikuar për heqjen e vizave për kosovarët.“Koalicioni i ri, ndryshe nga ai i mëparshmi, i cili përgjithësisht përkrahte liberalizimin e vizave, por me Ministrin e Brendshëm, Horst Seehofer, për një kohë të gjatë duke luajtur një lojë të dyfishtë, do të jetë më i unifikuar në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe një avokat më i fortë për të brenda BE-së”.

ARKATANA

Weber në një intervistë për Klankosova.tv tha se pret po ashtu që qeveria aktuale në Gjermani të avokojë më fort për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.“Duke gjykuar nga marrëveshja e koalicionit, politika e zgjerimit do të drejtohet fuqishëm nga Partia e Gjelbër. Prandaj pres që qeveria e re të avokojë fuqishëm në zhbllokimin e perspektivës së anëtarësimit në BE dhe të angazhohet seriozisht me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tashmë prej disa vitesh po bllokon zgjerimin e BE-së”.Profesori Weber mendon se nëse Franca largohet nga pesimizmi për të pranuar shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë BE-ja do të ketë ndikim më të madh tek Serbia dhe se dialogu do të trajtohet më seriozisht.

“Vetëm nëse hiqet pengesa franceze, BE-ja do të ketë sërish levë kundrejt Serbisë dhe vetëm atëherë mund të shohim një rivendosje serioze të negociatave Kosovë-Serbi, të cilat aktualisht janë de-fakto të vdekura”.Ai thotë se qeveria gjermane në krye me Scholz do të ketë qasje të njëjtë ndaj Kosovës, derisa pret ashpërsi më të madhe karshi Serbisë.“Pres gjithashtu që qeveria e re gjermane të mbajë një qëndrim shumë më të ashpër ndaj Serbisë dhe transformimit autoritar të regjimit të Vuçiqit, ndërsa do të vazhdojë politikën ndaj Prishtinës të njëjtë me atë të qeverisë Merkel. Edhe pse kjo nuk do të thotë se Berlini është i kënaqur me gjithçka që po bën koalicioni qeverisës në Kosovë”.Ndryshe, qeveria e re e Gjermanisë ka shkruar në programin e saj se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë sa më shpejt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.