ARKATANA

Weber: Politika e butë e Perëndimit karshi Vuçiq-it, çoi në një vakum të rrezikshëm sigurie

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gabimi fatal i Perëndimit është se lejoi Beogradin dhe Listën Serbe të largohen nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë (RSE) Bodo Weber nga Këshilli joqeveritar për Politikë Demokratike në Berlin.

“Lëvizja e Beogradit, gjegjësisht urdhri i presidentit serb Aleksandar Vuçiq drejtuar serbëve në veri për t’u larguar nga institucionet e Kosovës, me premtimin e rremë se do të jetë një lëvizje drejt shkëputjes, përkatësisht aneksimit të veriut në Serbi, është një humbje e madhe, dëm për dialogun politik”, tha Weber për RELnë gjuhën serbe.

Sipas Weber, “politika e butë” e Perëndimit ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, çoi në një “vakum të rrezikshëm sigurie” në veri të Kosovës, pasi përfaqësuesit e serbëve filluan bojkotimin e institucioneve të Kosovës në nëntor 2022.

Sipas Weber-it, Perëndimi nuk do të duhej ta lejonte kurrë atë lëvizje të serbëve (daljen nga institucionet).

“Por jo vetëm që Perëndimi nuk e pengoi atë, por zyrtarët perëndimorë as sot e kësaj dite nuk e kanë kritikuar – si dhe vendimin e mëvonshëm për të bojkotuar zgjedhjet lokale të prillit në veri”

Weber mendon se retorika e Perëndimit ndaj Beogradit filloi të intensifikohet vetëm me ngjarjet e rrezikshme në Banjskë, ndërsa ndryshimi i kursit politik ndaj regjimit të Vuçiqit nuk është në dukje tani për tani.

Sipas Weber, kjo dëshmon dy gjëra.

“Së pari, që Perëndimi e bazoi politikën e tij në dialog, iniciativën gjermano-franceze, në vazhdimin e politikës së zbutjes (dënimit) ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiqit dhe prandaj nuk mund ta kritikojë publikisht. Kjo qasje politike e dorëzimit inkurajoi Beogradin dhe hapi hapësirë ​​që situata të përshkallëzohej në mënyrë dramatike – nga braktisja e institucioneve një vit më parë dhe sulmit që ndodhi në në Banjske. Vuçiq nuk u detyrua të ndryshonte qasjen e tij, por qasja e Perëndimit e vendosi atë në një pozicion të rehatshëm për të pretenduar se pranonte gjithçka që propozohej nga ndërmjetësit në dialog. Dhe në fakt, siç e pamë në takimet e fundit në Bruksel, ai nuk ishte dakord për asgjë”

Uji Dea

Në fshatin Banjskë, në fund të shtatorit ka ndodhur një sulm i armatosur ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe disa u plagosën.

Më vonë, tre sulmues serbë u vranë në shkëmbimin e zjarrit.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë – Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e autoriteteve në Beograd.

Ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime të ndara në Kosovë dhe Serbi.

Weber thekson se pas Banjskës, besimi i serbëve të Kosovës në Beograd dhe në Listën Srpska “nuk ka rënë kurrë”, por se në të njëjtën kohë, mosbesimi i serbëve ndaj Qeverisë në Prishtinë nuk është “kurrë më i madh”.

“Marrëdhëniet ndëretnike janë të trazuara,” beson ai.

Sipas Weber sulmi terrorist në Banjskë, është më i keqi në dy dekadat e fundit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.