UBT

Weber për Asociacionin: Kryeministrit Kurti i mungon pika politike, nuk besoj se është naiv

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë në Këshillin për Politikat e Demokratizimit në Berlin të Gjermanisë, Bodo Weber, ka deklaruar se nuk pret që çështja e anëtarësimit të Kosovës të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të mblidhet më 16 dhe 17 maj në Strasburg.

Weber ka deklaruar se kësisoj do të pa parandalohej një votë negative, votë e pasuksesshme për Kosovën.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë pasi shtetet perëndimore i vendosën Kosovës një kusht për ndërmarrjen e hapave konkretë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

FITORJA

Ai tutje ka shtuar se optimizmi i demonstruar i Kosovës për këtë çështje është bazuar tërësisht në procesin formal të aplikimit dhe kushtëzimit.

“Kryeministri Kurti ka të drejtë formalisht, por i mungon pika politike: Siç thashë, siç e ka dëshmuar aplikimi i fundit i dështuar për anëtarësim, është procesi formal i aplikimit dhe kushtet formale, dhe më pas është konteksti më i gjerë politik i dialogut politik, pavarësisht nëse ky është i drejtë dhe kuptimplotë apo jo. Kështu, pavarësisht se kryeqytetet evropiane në fund të procesit e bënë të qartë “kushtin” e tyre politik, kjo nuk duhet të ishte vërtet befasi. Ka dy arsye potenciale për dështimin e anëtarësimit të Kosovës, ose qeveria ka qenë naive duke mos kuptuar pjesën politike të “kushtëzimit”, ose ata e kanë kuptuar, por kanë menduar se mund t’i tejkalojnë kryeqytetet evropiane dhe t’i shtyjnë drejt mbështetjes. Nuk besoj se kryeministri Kurti është naiv.” – tha Weber për Sinjalin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.