UBT

Weber: Pa Kosovën, Minishengeni do ta përçajë edhe më shumë rajonin

/ 7 minuta lexim

Republika e Kosovës e ka injoruar në plotëni iniciativën e treshës Rama-Vuçiq-Zaev për jetësimin e projetktit të ashtuquajtur “Minishengen”. Prishtina zyrtare nuk ka marrë pjesë në asnjë prej takimeve të kësaj iniciative, që nisen në Novi Sad e që vazhduan në Ohër e Tiranë. I gjithë ky qëndrim i institucioneve të Kosovës dhe klasës politike ka ardhur për shkak të Serbisë dhe problemeve të pazgjidhura me Beogradin.

Besnik VELIU

Eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, thotë se nëse nuk do të arrihet integrim i Kosovës dhe Bosnjës në një iniciativë të tillë duke tejkaluar mosmarrëveshjet ekzistuese, atëherë ndasitë mes shteteve do të shkojnë duke u thelluar edhe më shumë.

Në një intervistë për Gazetën Express, Weber një iniciativë të tillë e sheh edhe si një përpjekje të Shqipërisë dhe Maqëdonisë për të treguar një storie suksesi, pas dështimit për hapje të negociatave si pasojë e bllokadës franceze.

“Është shumë herët për ta gjykuar iniciativën, sepse po plotësohet me pak substancë, dhe shumica e cështjeve janë lënë të hapura. Derisa iniciativa është lansuar përpara vendimit befasues të Presidentit Macron për të bllokuar negociatat për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është e qartë që pas një vendimi të tillë, këto dy vende të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë të madhe për një stroie suksesi, gjë që është plotësisht e kuptueshme.Nëse iniciativa do të sjell rezultate të prekshme sa i përket lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, që i bie do të ketë më shumë substancë, dhe do të shërbejë më pak si marifet i PR-it, atëherë kjo do të justifikonte një seri të re e të gjatë të iniciatiaveve rajonale që duhet marrë parasysh. Sa i përket heqjes së barrierave jo-tregtare qe u foln në takimin e fundit në Tiranë, është dicka që mund të ishte bërë, dhe në fakt u kërkua prej kohësh në kuadër të CEFTA-s. Në anën tjetër nëse iniciativa nuk arrinë të integrojë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, duke tejkaluar mosmarrëveshjet ekzistuese (mosmarrëveshja e statusit Serbi-Kosovë, mosmarrëveshja e BiH-Serbisë dhe Malit të Zi për migracionin), ajo madje mund edhe të thellojë më tëpër ndarjet rajonale, e jo t’i zvogëlojë ato”, ka thënë Weber për Gazetën Express i pyetur rreth asaj se kush mund të jenë iniciatorët e vërtetë të një projekti të tillë.

Weber në këtë intervistë ka thënë projekti i “Mishengenit” ka lënë shumë pikëpyetje. Një ndër to sipas tij është edhe ajo se si mund të marrë pjesë Kosova si e barabartë në një projekt të tillë bazuar në rrjedhën e dialogut të Brukselit dhe faktit se asnjë prej mosmarrëveshjeve mes dy shteteve nuk ka pasur trajtim të qëndrueshëm për faktin se cështja e statustit ka mbetur ende e pazgjidhur.

Eksperti gjerman i DPC injorimin e Kosovës kundërejt një iniciative të tillë e lidhe edhe me sitautën politike në Prishtinë. Sipas tij një projekt i tillë ka ardhur pikërisht në një kohë kur Kosova është në pritje të qeverisë së re, dhe nuk i ka lënë rrugë tjetër institucioneve përvec se ta refuzojnë.

Megjithatë Weber thotë se do të ishte mirë që Kosova të merrte pjesë, të kërkonte saqrime për të gjitha cështjet dhe të testonte kështu se cili është qëllimi i vërtetë i një iniciative të tillë.

“Mënyra se si nisma e keq-emëruar “mini-Shengeni”, doli në pah, duke i lënë të hapura shumicën e pyetjeve për thelbin e idesë – ndër to pyetjen më të rëndësishme nga këndvështrimi i Kosovës, pyetjen për atë se si Kosova mund të marrë pjesë si një partnere e barabartë krahas Serbisë, pavarësisht statusit të marrëdhënieve dypalëshe, të përkeqësuara nga episodi i shkëmbimit të territoreve dhe një historiku të dialogut të Brukselit që ka dëshmuar se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk mund të trajtohen në mënyrë të qëndrueshme pa e zgjidhur mosmarrëveshjen për statusin – ajo e goditi Kosovën në një periudhë kalimtare në pritje të formimit qeverisë, që qartazi ia bëri të pamundur marrjen e një qasjeje të diferencuar. Kështu, Prishtina e zgjodhi krejtësisht të kundërtën – mospjesëmarrjen. Sipas mendimit tim, ka mundur të jetë shumë më e përshtatshme për Kosovën, nëse Prishtina do të tregohej e hapur në mënyrë të përgjithshme ndaj pjesëmarrjes, por duke i shtruar të gjitha pyetjet e pasqaruara dhe duke i testuar kështu ujërat”, ka thënë analisti gjerman për Gazetën Express.

RCCOLA

I pyetur nëse Edi Rama ka rënë në kurth apo e ka bërë me qëllim, kur ka pranaur që Novi Sadi të jetë qyteti ku do të ngjizej një ide e tillë, Weber ka thënë se nuk mund të spekulojë në këtë rrafsh, megjithatë shton se gjërat do të qartësosheshin nëse Kosova do të pranonte ftesën dhe më pas të shihej se cfarë do të ndodhte me pjesëmarrjen.

“Nuk do të spekuloja për motivet e kryeministrit Rama. Sic e thash, do të ishte shumë më e qartë për Prishtinën të pranonte ftesën dhe më pas për të shikuar se cfarë do të ndodhte lidhur me udhëtimin për në Novi Sad”, ka potencuar Weber.

Të njëjtën përgjigje Weber e ka pasur kur është pyetur edhe për mundësinë që flamuri i Republikës së Kosovës të valvitej krahas të tjerëvë në Serbi.

“Përgjigja e njëjtë, do të ishte interesante të shihej se cfarë do të ndodhte lidhur me pjesëmarrjen e barabartë pa kushte, përfshirë edhe cështjen e flamujve”, ka thënë ai .

Tutje eksperti gjerman insiston se Kosova do të duhet të testojë deklarimet e Ramës dhe Vucicit kur thonë se mund të marrë pjesë në një iniciativë të tillë si e barabartë.

“Siç e thash, nëse presidenti Vucic dhe kryeminstri Rama insistojnë që Kosova mund të participojë si e barabartë, pa parakushte, Prishtina duhet të pranoj atë përkushtim dhe ta testojë”, ka theksuar Weber për Gazetën Express.

Weber thotë se iniciatiava e “Minishengenit” është në frymën e Procesit të Berlinit, ndërkohë përjashton mundësinë që Kosova të ndëshkohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse vendos të mos përfshihet në një projekt të tillë.

“Iniciativa e Minishengenin është qartazi në frymën e Procesit të Berlinit në mbështetje të bashkëpunimit rajonal, as më shumë e as më pak.BE-ja dhe Bashkimi Evropian në përgjithësi mbështesin të gjitha iniciativat për bashkëpunim rajon. Unë dyshoj që mos-pjesëmarrja mund të rezultojë me ndonjë ndëshkim”, ka përfunduar Bodo Weber për Gazetën Express./GazetaExpress/