United Hospital

Weber: Mos të lejohet manipulimi i dialogut

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrëveshja finale eventuale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbajë një plan të detajuar që nuk u lejon hapësirë manovruese Prishtinës dhe Beogradit për ta manipuluar procesin dhe rihapur çështjet e mbyllura.

Kështu ka thënë gjermani Bodo Weber, analist politik në Këshillin për Demokratizim, me seli në Berlin dhe Bruksel.

Këtë e ka arsyetuar me faktin se deri tani palëve u është lejuar t’i interpretojnë vetë marrëveshjet, duke bërë që shumë prej tyre të mos gjejnë zbatim në terren.

“Asnjë ambiguitet konstruktiv dhe destruktiv më nuk duhet lejuar”, ka thënë Weber në një intervistë për Kohën. Ai ka shtuar se është e domosdoshme që Serbisë t’i vihen afate të qarta për heqjen e Kosovës nga kushtetuta e saj si dhe integrimi në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës.

Eco Higjiena

Sa u përket vijave të kuqe, sipas Weberit, asnjë kompromis nuk duhet të bëhet për statusin e Kosovës.

“Nëse Serbia dëshiron të diskutojë diçka tjetër, jo njohjen e plotë të Kosovës, është Beogradi që duhet ta shpjegojë këtë, të përcaktojë sesi dëshiron të nxjerrë rezultate të ngjashme nga një marrëveshje përfundimtare pa njohje të plotë zyrtare”, ka theksuar Weber.

Ndërkaq Kosova, sipas tij, duhet të jetë e hapur për diskutime thelbësore rreth Asociacionit të komunave serbe, por jo për ta kthyer atë në një nivel të tretë të qeverisjes, “pasi kjo është rrugë që shpie drejt ndarjes etniko-territoriale”.

Me rinisjen e dialogut në Bruksel, Weber vlerëson së BE-ja përfundimisht e ka rikthyer dialogun në duart e veta. Por, sipas tij, mbështetja e SHBA-së është e mirëpritur dhe e nevojshme. Sa u përket temave, Weber sheh hapësirë manovruese për negociata rreth tyre brenda listës së gjatë të çështjeve të hapura bilaterale./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.